Formula 1 Sport

REVOLUCIONI NË FORMULA 1/ Një minigarë për të përcaktuar “pole” ditën e shtunë, ja ideja

Mattia Binotto, shefi i Ferrarit, ka konfirmuar se duke nisur nga viti 2020 mund të aplikohet ideja e një minigare ditën e shtunë, që do të përcaktojë renditjen e pilotëve në startin e garës së ditës së diel. Fillimisht Ferrari ka qenë kundër idesë së propozuar nga drejtuesit e Formula 1, por duket se gjërat kanë ndryshuar kohët e fundit.

“Të gjitha ekipet thanë PO, përfshi edhe ne. Bëhet fjalë për një minigarë ditën e shtunë, që do të përcaktojë startin e garës së të dielës. Një format i ri, që do të modifikojë sistemin aktual të kualifikimit”, tha Binotto. Gjithsesi, për momentin asnjë koment zyrtar nuk ka ardhur nga Formula 1 në lidhje me mënyrën se si do të zhvillohet kjo minigarë.

Related posts

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Turqi-Uells. Rezultati 0-2

Delo.autor

REAL MADRIDI I HAP DYERT/ Cristiano Ronaldo drejt rikthimit, presidenti Perez ka një plan për të

F.autor

Partizani “hermetik” në merkato, të kuqtë në lëvizje për sulmuesin e shumëpritur

Isa.Autor

Leave a Comment