Futboll Premier League Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Granit Xhaka kërkoi largimin nga Arsenal dhe të transferohej tek klubi i Serie A…

Granit Xhaka deshi të largohej nga Arsenali dhe t’i bashkohej Romës, por u ndalua dhe iu ofrua një marrëveshje e re nga klubi, sipas drejtorit sportiv të gjigantit italian. Tiago Pinto.

Përfaqësuesi i Zvicrës Xhaka pritej të largohej nga Londra veriore këtë verë, pasi edhe vetë kishte shprehur dëshirë për ta provuar një sfidë të re në karrierë, raporton Gazeta Express.

U duk sikur ai do të bashkohej me Jose Mourinho në Stadiumin Olimpik, por nuk pati marrëveshje mes palëve dhe Arsenali i ofroi marrëveshje me kushte të reja mesfushorit me prejardhje nga Podujeva.

Pinto ende ndihet i zhgënjyer që dështoi ta blinte Xhakën këtë verë.

“Tregu është mbyllur dhe sot po argëtohem, sepse sollëm shumë lojtar por të gjithë më pyesin për mesfushorin”, tha Pinto.

“Të gjithë e dinë se ne e deshëm Xhakën, edhe ai donte të vinte në Romë, por Arsenali nuk e lëshoi. Kjo është pendesa e vetme e imja këtë afat kalimtar”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Related posts

INTER-MILAN/ Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Barcelona dhe “pokeri” me vlerë 1.7 mld euro

Q.Autor

LIVE/ Laçi-Tirana: Super goli i Fangajt, kurbinasit dyfishojnë rezultatin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment