Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KONFERENCA E PAZAKONTË/ Reja kërkon një lojtar sllovak te Polonia, Berisha bën batuta për veshët

Trajneri Edi Reja ka bërë përgatitjet e fundit para konferencës zyrtare, teksa bëhej gati transmetimi direkt nga mediat e pranishme. Mirëpo, mikrofonat kanë qenë të ndezur dhe trajneri i kuqezinjve “teston” Berishën me leksionet teorike dhe videoanalizat që kanë ndjekur së bashku.

Reja pyet Berishën për lojtarët më të rrezikshëm nga krahët, krahas Levandovskit gjithashtu interesohet edhe për mesfushorin e Napolit, Stanislav Lobotka. “Po Lobotka nuk është?”, pyet italiani, teksa në tryezën e konferencës janë kapiteni Berisha dhe Fation Kodra, punonjësi i zyrës së shtypit në FSHF.

“Provoni që t’i pyesni ata (gazetarët polakë), sepse nuk e shoh në listë”, është shprehur më tej Reja. Më pas, koha për shpjegimet në lidhje me përkthimin që italiani do të merrte gjatë konferencës. Mirëpo, problemi qëndron se bëhet fjalë për një futbollist sllovak, 26-vjeçari që numëron 29 ndeshje dhe 3 gola me përfaqësuesen e tij.

Më tej, vendin e kanë zënë batutat mes trajnerit dhe portierit kuqezi. Teksa Rejës i është shpjeguar vendosja sa më komode e kufjes, dhe italiani është përshtatur shpejt, Berisha është ankuar me batuta. “Për mua nuk bën sepse kam veshët e mëdhenj”, ka qenë batuta e gardianit kuqezi.

Related posts

RONALDO APO MESSI, KUSH ËSHTË MË I FORTI? Allegri: Për mua më i FORTI i të gjitha kohërave është…

Delo.autor

BASKETBALL/ Barcelona e CSKA kryesojnë Euroleague, dështim i ekipeve greke

Delo.autor

ISCO E MILIK/ Ja plani i “Zonjës” për t’i sjellë në urdhrat e Andrea Pirlos

Delo.autor

Leave a Comment