Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

BOTËRORI 2022/ Cikalleshi nuk mjafton, Polonia mposht me “POKER” Shqipërinë

Polonia ka mposhtur Shqipërinë me rezultatin 4-1 në sfidën e vlefshme për Grupin I të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”.

Ndryshe nga pjesa e parë ku loja ishte e kënaqshme, në fragmentin e dytë të lojës, Kombëtarja e drejtuar nga Edi Reja, zhgënjeu si me lojë ashtu me rezultat.

Levandovski ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 12-të, ndërkohë që Cikalleshi, vendosi përkohësisht baraspeshën në të 25-tën. Në momentin e 44-t, vendasit kaluan sërish në avantazh me Buksan.

Ndërkohë në minutat 54 dhe 89-të, polakët realizuan edhe dy hetë të tjera me Krishoviak dhe Lineti.

Related posts

“BARCELONA ËSHTË LËNDUAR”/ Deklaron Pique: Ja fajtori për dështimin në fund të sezonit

Delo.autor

West Hami ofertë për Yarmoleknon, Lazio synon mesfushorin e Milanit

Isa.Autor

Skenarë të çmendur/ Gjermania rrezikon edhe po mundi Korenë. Ja të gjitha opsionet e grupit F

Isa.Autor

Leave a Comment