Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

BOTËRORI 2022/ Kombëtarja “qep gojë” pas humbjes me Poloninë, anulohet konferenca për shtyp

Çdo goditje në portë ishte gol për Poloninë. Shqipëria e pësoi në mënyrë të çuditshme në transfertën e Varshavës, duke u mundur 4-1, në një ndeshje që me pak kujdes, minimalisht duhet të dilte me një pikë.

Ndërkohë ditën e sotme, nëpërmjet një njoftimi, zyra e shtypit ka bërë me dije se kuqezinjtë kanë vendosur të “qepin gojën” pas disfatës ndaj polakëve, teksa është njoftuar se konferenca për shtyp e ditës së sotme nuk do të zhvillohet. Ka konfuzion edhe për orarin e stërvitjes, teksa nuk është përcaktuar orari i saktë kur do të zhvillohet seanca e ditës së sotme.

NJOFTIMI I ZYRËS SË SHTYPIT:

Pershendetje te gjitheve,

Konferenca per shtyp e dites se sotme nuk do te zhvillohet. Stervitja e dites se sotme do te jete e hapur per 15 minuta. Orarin e sakte do ju’a konfirmoj ne minutat ne vazhdim.

Related posts

MERKATO CILËSORE/ Durrsakët “të blinduar”. Ja pse pretendojnë titullin…

Delo.autor

NË KARANTINË ME ORIOLËN/ Eros Grezda tregon si po shkojnë ditët pranë saj

Delo.autor

Jose Mourinho hedh “dorashkën” e sfidës për Paul Pogba…

Isa.Autor

Leave a Comment