Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDA SHQIPËRI-HUNGARI/ UEFA i beson gjyqtarit që vendosi drejtësi në finalet e Europianit, ja emri…

Gjyqtari i njohur holandez, Dani Makelie, është caktuar të vendosë drejtësi në takimin që do të luhet të dielën në stadiumin “Elbasan Arena” mes Shqipërisë dhe Hungarisë.

“Panorama Sport” mëson se UEFA ia ka besuar këtë takim një prej arbitrave që gjykoi edhe në finalet e Europianit 2020. Ai ishte kryesor edhe në takimin gjysmëfinal të Europianit, Angli-Danimarkë, ndërsa u kritikua jo pak për një penallti të dhënë në favor të britanikëve.

Ndërkohë, UEFA ka vendosur në sistemin VAR në takimin që do të luhet në Elbasan një figurë të gjykimit italian, pikërisht Masimiliano Iratin, i cili është më i vlerësuari që pas përdorimit të teknologjisë. Irati mbahet si gjyqtari më i mirë jo vetëm në Itali, por në të gjithë Europën.

Related posts

DORËZOHET SARRI/ Chelsea një hap pas Liverpoolit, e arrijmë pas një viti

Isa.Autor

BEFASON MESFUSHORI KROAT/ Rakitic flet për mundësinë e largimit nga Barcelona

Delo.autor

PENALLTI PËR PREKJE ME DORË/ Ronaldo nuk fal! Lopez i hoqi mrekullisht një gol (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment