Sport Të tjera

TRONDITËSE/ Ish-ylli i “Wrestling” vetëvritet me pistoletë live në “Instagram”

Një ngjarje tronditëse është regjistruar së fundmi, teksa ish-kampionia në sportin e Wrestling, Dafnei Unger, i ka dha fund jetës në moshën 46-vjeçare, nëpërmjet një video live në “Instagram”. Ish-sportistja e ka ndarë vdekjen e saj tragjike me ndjekësit në rrjetet sociale, mëngjesin e së enjtes.

Ajo postoi një video live, teksa mbante në dorë një pistoletë, duke qëlluar veten. Dafnei më pas u gjet e vdekur ne rezidencën e saj në Norkros, një qytet i vogël në verilindje të Atlantës.

“A nuk e kuptoni që jam vetëm? A nuk e kuptoni këtë? Mos harroni, truri im shkon në Boston”, ishin fjalët e fundit që ish-sportistja tha, para se ti jete fund jetës. Video e saj u hoq menjëherë nga “Instagrami”.

Unger u bë e famshme në sportin e “Wrestling” në fund të viteve 90 dhe në fillim të shekullit të 20-të, teksa më pas doli në pension.

Kohët e fundit ajo kishte shfaqur probleme me shëndetin mendor dhe mësohet se vuante nga encefaliti traumatik kronik, një sëmundje që fatkeqësisht çoi në vdekjen e saj.

Related posts

KAPITENI I AJAXIT FUTET NË HISTORI/ De Ligt vendos këtë rekord në Champions…

Delo.autor

STATISTIKAT/ Shënon shumë, por arma më e fortë e Tiranës është “bunkeri” në prapavijë

Delo.autor

“AUTOCHTHONOUS”/ Legjenda Totti zemëron serbët me reagimin ndaj postimit të Dua Lipës

Delo.autor

Leave a Comment