Futboll Kategoria Superiore Sport

TËRBUNI AFRON FUTBOLLISTIN E LAÇIT/ Trajneri Beqiri: Dua dhe një sulmues

Tërbuni nuk e ka mbyllur me merkaton. I fundit që u është bashkuar, vjen nga Laçi. Bëhet fjalë për Endi Muratin, mbrojtësin që vjet u aktivizua te 21-vjeçarët e kurbinasve.

Lojtari i linjës së djathtë ka bindur edhe në ndeshjen testuese që u zhvillua me Murlanin, ndaj edhe pritet që të zyrtarizohet. Stafi teknik vazhdon të punojë me ritme të larta, ndërsa pret që ekipi të jetë gati për nisjen e kampionatit.

Seanca e paradites nis në orën 08:00 dhe përqendrohet në vrapimet e lehta në afërsi të bjeshkës, 2 kilometra larg qytetit. Ndërsa seanca e pasdites zhvillohet në stadiumin “Ismail Xhemali” të qytetit.

Trajneri Elvin Beqiri është i kënaqur nga të tijtë, ndërsa për gazetën thotë: “Merkatoja është ende e hapur dhe sidomos në sulm. Veç Hysës dhe Kekos, më duhet edhe një. Kampionati është i gjatë, ndaj le të marrim masa”, tha Beqiri.

Related posts

MAN CITY NUK DI TË NDALET/ Shënon dy gola të shpejt me anë të Jesus dhe Zinchenko (VIDEO)

Delo.autor

U SHKARKUA NGA TOTTENHAM/ E ardhmja për Special One hapen dyert e kombëtares

Delo.autor

DËSHPËROHEN TIFOZËT ZIKALTËR/ Sulmuesi i Interit, zyrtarizohet në Kinë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment