Futboll Seria A Sport

SULMON TRAJNERIN GATUSSO/ Lojtari i Napolit: Nuk do të më aktivizonte edhe po të humbja 10 kg peshë

“Ne synojmë mbi të gjitha Ligën e Kampionëve. Dhe nëse do të ishte e mundur…, do të përpiqeshim të fitonim titullin”. Stanislav Lobotka nuk fshihet. Mesfushori sllovak sqaron ambiciet e Napolit të Luciano Spallettit në një intervistë për “Corriere dello Sport”.

“Me Spalletti, menjëherë kisha më shumë hapësirë ​​dhe kështu u përpoqa ta shfrytëzoj mundësinë. Gjithçka ka qenë ndryshe, që nga përgatitorja verore, madje edhe komunikimi. Në përmbledhje: papritmas, trajneri i ri më tregoi një interes që nuk e kisha ndjerë kurrë me të vjetrin dhe për fat tani jam duke u argëtuar. Këtë sezon, me ndryshimin e trajnerit u vura re edhe unë”.

Dhe atyre që flasin për mbipeshë, ndaj nuk e preferonte Gattuso, sllovaku i përgjigjet drejtpërdrejt: “Unë nuk do të kisha luajtur edhe sikur të kisha humbur 10 kg. Në atë kohë u përpoqa të mendoja pozitivisht, pavarësisht vështirësive.

Për fat të mirë për mua, një trajner tjetër erdhi dhe menjëherë ndjeva besimin e tij. Spalletti shprehu interes për mua, më konfirmoi në skuadër dhe kështu vendosa të mos kërkoj një zgjidhje tjetër. Më pëlqen loja e Spallettit; ai synon shumë në mesfushë, te shkëmbimet e lojtarëve dhe kombinimet e lojës”.

Related posts

E PABESUESHME/ Pogba: Në celular kam pasur një gol të Ibrës, e kam si…(VIDEO)

Isa.Autor

TRAJNERI ITALIAN ZBULON PRAPASKENËN/ Fabio Capello tregon: Doja ta merrja “Pleshtin” tek Juventus, por…

Delo.autor

Jose Mourinho do ta lërë Pogban të largohet

Sadik.Autor

Leave a Comment