Futboll Sport

ZBULOHET PRAPASKENAT/ Leipzig refuzoi një ofertë të majme për Olmon nga Barcelona në minutat e fundit

Dani Olmo ka qenë një nga prioritetet e Barcelonës për ta përforcuar repartin ofensivë.

Sulmuesi anësorë ka dalë nga akademia e klubit blaugrana, por është rritur dhe zhvilluar te Dinamo Zagreb para se të kalonte në Bundesliga te RB Leipzig.

Gjiganti katalunas, Barcelona ka kërkuar rikthimin e tij në Camp Nou, por nuk është pranuar oferta e tyre.

E përditshmja kataluanse Mundo Deportivo ka raportuar se Barcelona ka provuar me një ofertë në minutat e fundit për Olmon.

Barça kishte ofruar 58 milionë euro për shërbimet e spanjollit, por kjo ofertë është hedhur poshtë.

Gjithnjë sipas mediumit në fjalë, Leipzig ka refuzuar ofertën për arsye se nuk ka pasur kohë për ta gjetur zëvendësuesin e tij.

Gjithsesi Barcelona do të tentojë në janar përsëri të nënshkruajë me reprezentuesin spanjoll. /Telegrafi

Related posts

INTERESOHEN PËR SADIKUN PREJ KOHËSH/ Por në vendin e sulmuesit të Kombëtares mund të afrohet… Balotelli

Delo.autor

“NUK KE KU TË FUTESH”/ Ky mund të jetë kundërshtari i radhës për McGregor

Isa.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Ja kush e fiton “Topin e Artë” për vitin 2019 …

Delo.autor

Leave a Comment