Futboll Sport

“DO TË TË DUA GJITHMONË”/ Sterling i kushton dedikim mikeshës së tij 26-vjeçare që vdiq nga Covid-19

Futbollisti i Anglisë, Raheem Sterling i ka kushtuar një dedikim mikeshës së tij të fëmijërisë, e cila humbi jetën nga Covid-19.

Pasi shënoi golin e parë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Hungarisë, Sterling hoqi fanellën dhe treguar një mesazh ku shkruhej: Do të të dua përgjithmonë Steffie Gregg”.

Pas ndeshjes, futbollisti bëri edhe një postim në rrjetet sociale duke postuar foto nga festa e tij pas golit, ku shkruante: “Kjo është për ty SVG”.

26-vjeçarja ka qenë mikesha e fëmijërisë së Sterling dhe humbi jetën nga Covid-19 më 31 Gusht në Miami. Ajo vuante nga një sëmundje dhe virusi Covid-19 i shkaktoi komplikacione më të rënda.

Steffie Gregg ishte mbesa e producentit xhamajkan Rvssian. Ajo ishte gjithashtu një biznesmene e njohur. Një muaj para se të vdiste, 26-vjeçarja kishte postuar në Instagram një foto me të dashurin e saj të cilin e uronte për ditëlindje.

Related posts

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Juventus-Dinamo Kiev. Rezultati 3-0

Delo.autor

MONACO-PSG/ Pas një gambimi një mbrojtje, Volland ndëshkon Kampionët e Francës (VIDEO)

Delo.autor

MADHËSHTOR/ Atletico Madrid shpallet kampion i Spanjës për të 11-tën herë

Delo.autor

Leave a Comment