Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja, Partizani transferon mesfushorin Mala. Ja detajet e akordit…

Esat Mala do të jetë një futbollist i Partizanit në edicionin 2020-2021. Klubi i kuq më në fund ka bërë zyrtar kthimin te kryeqytetasit të mesfushorit, i cili pritet të jetë një armë më shumë në dispozicion për trajnerin Daja që e njeh mirë nga viti i kaluar.

Mala u largua në verë drejt Giresunspor në Superligën turke, por nuk gjeti hapësira atje dhe iu bë e qartë që duhej të kërkonte sistemim për këtë edicion. Kjo e shtyu atë t’i ribashkohej Partizanit ku ka bërë mjaft mirë duke u kthyer në një nga emrat më të vlerësuar në Superiore. Marrëveshja për kthimin e Malës është bërë me formulën e huazimit të futbollistit, siç shpjegoi klubi në njoftimin zyrtar.

“FK Partizani njofton rikthimin e Esat Malës në familjen e kuqe. Drejtuesit dhe lojtari kanë arritur marrëveshjen me klubin turk të Giresunspor për huazimin e mesfushorit 22 vjeçar, i cili do të jetë pjesë e 16 herë Kampionëve të Shqipërisë për sezonin e ri futbollistik”, shkruante klubi kryeqytetas.

Related posts

BUNDESLIGA/ Dortmund rikthehet tek fitorja, shkëlqejnë Haaland dhe Reina. Zhgënjen Hoffenheim

Delo.autor

Arsenal bën gati 40 milionë euro për talentin nga Turqia…

Sadik.Autor

MERKATO E “ÇMENDUR” NBA/ Anthony Davis: Krenari të luash tek Lakers dhe krah…

Delo.autor

Leave a Comment