Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

BAJRAMI I BASHKOHET KOMBËTARES/ Mesfushori “kuqezi” i bën thirrje tifozëve: Ju pres në stadium (VIDEO)

Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami më në fund do të jetë lojtar i Kombëtares pas një periudhe të gjatë gjyqesh për shkak të dokumentacionit që nuk e lejonte të ishte pjesë e kuqezinjve.

Bajrami është bashkuar me Kombëtaren dhe ditën e sotme ka bërë stërvitjen e parë si futbollist i Shqipërisë. Mesfushori shqiptar ka dhënë një intervistë të shkurtër për faqen e federatës duke treguar përshtypjet e para mbi grumbullimin si dhe i kërkon tifozëve të jenë të pranishëm në stadium kundër Hungarisë.

”Përshëndetje nga unë Nedim Bajrami, jam shumë i lumtur më në fund që jam pjesë e Kombëtares Shqiptare. Shpresoj që të marrim dy rezultate pozitive dhe ju pres në stadium”, u shpreh mesfushori kuqezi.

VIDEO

Related posts

FINALJA E EUROPA CONFERENCE LEAGUE NË TIRANË/ Ironizojnë tifozët e Liverpool: Nuk e dimë ku bie

Delo.autor

Ish-sulmuesi i Marsejës nënshkruan me skuadrën shqiptare…

Q.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Klubi i Premier League bëri tentativë surprizë për Messin, por mbeti… iluzion

Delo.autor

Leave a Comment