Futboll Kategoria Superiore Sport

STADIUMI MBYLLET PËR 1 MUAJ/ Teuta nis punimet në “Niko Dovana”, ja ku do t’i luajnë ndeshjet e para…

Kategoria Superiore do të ngrejë siparin në datën 10 shtator me supersfidën Teuta-Partizani që pritet të tregojë në një farë mënyrë dhe forcën e të dyja skuadrave në këtë prag sezoni.

Ndeshja si rregull duhej të luhej në stadiumin e Teutës në ‘’Niko Dovana’’, por takimi është transferuar për tu luajtur në ‘’Elbasan Arena’’. Arsyeja? Teuta po kryen punime në stadium duke rishtruar barin për shkak se më vonë pritet të nisin dhe shirat dhe mund të pengojë punimet.

‘’Niko Dovana’’ do të jetë i mbyllur për 1 muaj dhe Teuta do t’i luajë ndeshjet e planifikuara për në shtëpi në stadiumin e Elbasanit. Sfida me Partizanin do të luhet në orën 19:45 në datën 10 shtator dhe pritet të ketë mjaft interes nga sportdashësit shqiptar.

Related posts

INCIDENTI/ BONUCCI në siklet pas vërshëllimave, ja çfarë i thotë TIFOZI… (VIDEO)

Isa.Autor

Ter Stegen: Barcelona duhet të jetë e përqendruar ndaj Romës

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Vjen lajmi i madh, Xherdan Shaqiri kalon tek klubi legjendar në Angli

Isa.Autor

Leave a Comment