Sport Të tjera

PAS ELIMINIMIT NË “US OPEN”/ Tenistja Osaka në krizë: Tërhiqem për pak kohë, nuk e di kur rikthehem

Tenistja japoneze Naomi Osaka, ish-numri 1 në botë për femra dhe fituese e 4 grand slam në karrierën e saj, ka deklaruar pas eliminimit në US Open se do të mungojë për një periudhë të pacaktuar nga fushat e tenisit. Numri 3 në botë duket se ende nuk e ka kaluar krizën që pati disa muaj më parë, kur vendosi të tërhiqej nga Roland Garros.

“Mendoj se do të marr një pushim të gjatë. Do të mungoj për ca kohë. Së fundi ndihem sikur fitorja nuk më gëzon më. Ndërsa kur humbas jam shumë e trishtuar. Mendoj se kjo gjë që po më ndodh nuk është normale, ndaj kam nevojë për pak qetësi e pushim”, u shpreh pas humbjes Naomi Osaka.

Kjo ishte humbja e parë e Osaka në një grand slam pas 16 fitoresh radhazi (në shkurt fitoi në Australian Open dhe nuk luajti në Wimbledon). Ajo u mund nga 18-vjeçarja kanadeze Leylah Fernandes. Mes lotësh, Osaka shtoi: “Ndihem sikur po përpiqem të kuptoj se çfarë do të bëj në të ardhmen. Ndershmërisht nuk e di se kur do ta luaj ndeshjen time të ardhshme në tenis”.

Related posts

Messi, Renaldo, Neymar… Sa paguhen futbollistët për të luajtur në Kupën e Botës 2018

Sadik.Autor

“KRITIKAT E TIFOZËVE JANË TË DREJTA”/ Flet mesfushori Xhaka: Duhet të jeni të sigurt që…

Delo.autor

Guardiola koshient: Nuk mund të shpenzojmë nga 300 milionë paund për çdo sezon

Sadik.Autor

Leave a Comment