Futboll Sport

ZVICËR-ITALI/ Rekordi i pabesueshëm, që “Azzurrët” mund të vendosin sonte. Ja çfarë duhet të ndodhë…

Italia e Mancinit mund të thyejë rekordin botëror të Brazilit dhe Spanjës sonte, duke mbetur e pamposhtur për ndeshjen e 36-të radhazi. Një barazim në Zvicër është i mjaftueshëm për të vendosur primatin absolut, edhe nëse jo të gjithë pajtohen.

Disa gazeta shkruajnë se seria braziliane e suksesshme është 36 ndeshje, duke i besuar një agjencie të rëndësishme statistikore (Opta), por kjo nuk është e vërtetë, sepse një 2-2 e 27 shtatorit 1995 kundër Rumanisë B duhet të hiqet nga lista. Zagallo luajti me një kombëtare eksperimentale (11 nga 12 lojtarët, duke filluar nga portieri Dida, ishin më së shumti në stol), por mbi të gjitha kundërshtarët ishin, në fakt, një ekip B: duke filluar nga trajneri, sepse aty ishte Staicu dhe jo trajneri zyrtar Iordanescu.

Për FIFA-n nuk ishte një ndeshje mes ekipeve kombëtare A, kështu që seria braziliane e rezultateve pozitive (1993-1996) është 35 ndeshje. Italia mund të bëjë më mirë sonte, të vendosë rekordin e vet absolut në këtë drejtim.

Related posts

YLLI I “DJAJVE TË LUQ”/ Angel Gomes: Veshët e mi u bllokuan nga zhurma e tifozëve, nuk po…

Delo.autor

TË GJITHË NË RADHË PËR SULMUESIN SHQIPTAR/ Zgjerohet harta e skuadrave që duan Armando Brojën

F.autor

Mourinho sulmon yllin e Anglisë: Nuk meritonte të luante përpara Vardy, Webeck apo Rashford

Isa.Autor

Leave a Comment