Futboll La Liga Sport

NDRYSHIME TË MËDHA NË KLUB/ Ja tre lojtarët që do të largohen të parët nga Real Madrid vitin e ardhshëm…

Real Madridi nuk ka mundur t’i largojë disa nga lojtarët e padëshiruar këtë verë.

Megjithatë në vitin e ardhshëm pritet të bëhen ndryshime të mëdha te klubi i madh spanjoll.

Mediat në Spanjë tanimë kanë raportuar edhe për tri largimet e para të madrilenëve për vitin e ardhshëm.

Fjala është për lojtarët si Gareth Bale, Isco dhe mbrojtësi i majtë brazilian, Marcelo.

Që të tre futbollistët janë futur në vitin e fundit të kontratës dhe Los Blancos nuk e kanë ndërmend t’i ofrojnë kontrata të reja.

Real Madridi dëshiroi t’i largonte edhe gjatë kësaj vere treshen në fjalë, por munguan ofertat e rëndësishme në drejtim të tyre.

Megjithatë që të tre lojtarët verën e ardhshme do të largohen si të lirë nga Los Blancos.

Qëllimi i drejtuesve madrilen është që lojtarët në fjalë t’i shesin në janar nëse arrin ndonjë ofertë e rëndësishme. /Telegrafi/

Related posts

“OLD TRAFFORD” NË FESTË/ Manchester United e nis “zjarr”, 2 gola brenda 3 minutash (VIDEO)

Delo.autor

Flamurtari sa shumë shpenzime dhe sërish pa Europë

Sadik.Autor

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF

Sadik.Autor

Leave a Comment