Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

GOLI HISTORIK NDAJ HUNGARISË/ Sulmuesi Broja “shpërthen” në lot pas ndeshjes. Ja momenti… (VIDEO)

Shqipëria mori një fitore heroike 1-0 përballë Hungarisë e cila mban gjallë shpresat e kuqezinjve për një vend në Botërorin “Katar 2022”.

Goli i fitores u shënua nga sulmuesi Armando Broja në minutën e 87-të të takimit duke çuar në delir zemrat e tifozëve kuqezi.

Por ky ishte dhe një gol historik pasi është goli i pari që Shqipëria i shënon Hungarisë në një përballje midis tyre, i cili do të mbajë firmën e sulmuesit Armando Broja.

Pas ndeshjes, 19-vjeccari shpërtheu në lot ku pas tij shkuan të gjithë lojtarët e Shqipërisë duke e përkrahur. Janë lot gëzimi këto, për një supersulmues që Shqipëria do të ketë në sulm në të ardhmen.

Related posts

ELSEID HYSA REZULTON SËRISH POZITIV/ Infektohet me COVID edhe Rahmani

Delo.autor

Tenisti shqiptar takohet me Presidentin e SHBA-së

Sadik.Autor

“KËTO SHFAQJE SHTOJNË PRESIONIN MBI SOLSKJAER”/ Neville kundër Ronaldos: Nuk ka nevojë të na bëjë skena

Delo.autor

Leave a Comment