Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

GOLI HISTORIK NDAJ HUNGARISË/ Sulmuesi Broja “shpërthen” në lot pas ndeshjes. Ja momenti… (VIDEO)

Shqipëria mori një fitore heroike 1-0 përballë Hungarisë e cila mban gjallë shpresat e kuqezinjve për një vend në Botërorin “Katar 2022”.

Goli i fitores u shënua nga sulmuesi Armando Broja në minutën e 87-të të takimit duke çuar në delir zemrat e tifozëve kuqezi.

Por ky ishte dhe një gol historik pasi është goli i pari që Shqipëria i shënon Hungarisë në një përballje midis tyre, i cili do të mbajë firmën e sulmuesit Armando Broja.

Pas ndeshjes, 19-vjeccari shpërtheu në lot ku pas tij shkuan të gjithë lojtarët e Shqipërisë duke e përkrahur. Janë lot gëzimi këto, për një supersulmues që Shqipëria do të ketë në sulm në të ardhmen.

Related posts

SUPERKUPA E EUROPËS/ Ramos përmbys Atleticon dhe kalon në epërsi Realin (VIDEO)

Isa.Autor

Sytë nga Roma, Juve-Milan diskutojnë trofeun e parë të sezonit

Sadik.Autor

SPECIALE/ Botërori 1970: Brazili i Peles triumfon ndaj “katenaços” italiane

Isa.Autor

Leave a Comment