Futboll Sport

KATAR 2022/ Zhvilloi paraqitje mbreslënëse me Shqipërinë, Berat Gjimshiti në formacionin e javës

Kanë përfunduar ndeshjet e 5-ta të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” ka skicuar formacionin më të mirë të javës së pestë të eliminatoreve të Botërorit.

Në formacionin me modulin 3-4-3, bie në sy prezenca e mbrojtësit të Kombëtares, Berat Gjimshiti i cili vlerësohet me notën 7,9 dhe rreshtohet në vijën e mbrojtjes së bashku me Bjarnason të Islandës dhe Nikola Milenkoviç të Serbisë.

Portën e mbron Jan Zomer, më pas mesfusha është e përbërë me Garet Bejl, Hakan Çalhanollu, Leon Gorecka dhe Filip Kostiç. Në sulm janë Buksa dhe Lingard të cilët mbështesin Memfis Depajn.

Related posts

SHKËLQEU NË “BERNABEU” ME DOPIETË/ Rodrygo, një talent i quajtur “Rrufeja”

Delo.autor

TË GJITHË DUAN TË JENË…”/ Protesta e pazakontë në Gjermani: Luajmë lakuriq, sepse futbolli është i sëmurë

Delo.autor

Dy ndeshjet e tetorit/ Ja programi mediatik dhe stërvitor i kombëtares

Isa.Autor

Leave a Comment