Futboll Sport

PËRPLASJA/ Lionel Messi “shpërthen” ndaj autoriteteve braziliane: Nuk u mjaftuan 3 ditë për të…

Ndërprerja e ndeshjes Brazil-Argjentinë ishte një turp i vërtetë dhe ky fakt ka acaruar edhe kapitenin e La Selecion. Lionel Messi ndihet i zhgënjyer kundrejt autoriteve braziliane që anulluan ndeshjen Brazil-Argjentinë, pasi 4 lojtarë të Argjentinës që luajnë në Premier League, dy nga Aston Villa dhe dy nga Tottenhami, nuk kanë respektuar protokollin e masave anti-COVID.

Messi deklaroi se ata do duhej të reagonin më herët, pasi kishin tre ditë që kishin mbërritur në Brazil:

“Ne kemi qenë në Brazil që para tre ditësh. Pse duhet të prisnin fillimin e ndeshjes që të vijnë të na gjejnë”, ka thënë ylli i Argjentinës.

Tashmë topi i kalon FIFA-s që duhet të vendosë se çfarë do të ndodhë me këtë sfidë, edhe pse gjasat më të mëdha janë që ta fitojë Argjentina 3-0 në tavolinë.

Related posts

“ZGJOHET” HARRY KANE/ Kapiteni i bindur për të braktisur Tottenham, buzëqesh Bayern Munich

F.autor

SFIDA ME VLLAZNINË/ Trajneri Mema surprizon me formacionin, ja si pritet të rreshtohen

Delo.autor

Lorenzo në superformë/ Spanjolli dominon provat e lira në Montmelo

Sadik.Autor

Leave a Comment