Futboll Premier League Sport

“KËRCËNON” SHOKUN E SKUADRËS/ Portieri Ederson: Do të doja të luaja në vendin e tij…

Është folur shpesh në të kaluarën për portierin e Manchester City, Ederson, dhe për aftësitë e tij si gjuajtës i penalltive.

Braziliani ka diskutuar në lidhje me cilësitë e tij për të luajtur me këmbë në një intervistë të dhënë për City TV, duke mos përjashtuar mundësinë që të ndërrojë pozicion në të ardhmen.

“Nëse do të më jepej mundësia të luaja në një pozicion tjetër, nuk do të kërkoja të luaja si sulmues”, ka thënë Ederson.

“Mendoj se do të kërkoja të luaja në mesfushë. Më saktësisht në rolin e Kevin (De Bruyne). Nëse dikush do të ma kërkonte, do të përgjigjesha ‘më vendos në vendin e tij, hiqe!’. Nuk do të ndryshonte asgjë”, ka bërë shaka portieri i City-t.

Në lidhje me penalltitë:

“Nuk më është dhënë akoma ky rast. Nuk mund të thëm se çfarë do të ndieja dhe si do ta gjuaja. Sigurisht, nëse rezultati do të ishte 0-0 presioni do të ishte më i madh në krahasim me një rezultat 3-0. Shpresoj që një ditë të ndodhë”.

Related posts

EUFORIA E TITULLIT TË SERIE A SHUHET SHPEJT/ Inter pranon problemet ekonomike, ja pse Conte ka dyshime…

Delo.autor

E bujshme nga Spanja, Reali dëshiron sulmuesin e Romës

Isa.Autor

MILAN MENDON PËR PËRFORCIME/ “Kuqezinjtë” shfaqin interes për mbrojtësin shqiptar…

Delo.autor

Leave a Comment