Futboll Premier League Sport

STUDIMI I FIFAS MBI ZHVILLIMIN E BOTËRORIT ME DY VITE/ Southgate: Nuk do të ishte dhe aq e çuditshme…

Gareth Southgate është shprehur në favor të idesë për ta zhvilluar Kupën e Botës një herë në dy vite.

“Kam folur me Arsene Wenger në lidhje me mundësinë për ta zhvilluar Botërorin çdo dy vite. Nuk e kuptoj sesi brezi ynë mund ta konsiderojë një koncept të çuditshëm. Ka aspekte pozitive dhe negative dhe vija të ndryshme mendimi”, ka thënë trajneri i Anglisë për Southgate.

“Gjithsesi, kalendari i ndeshjeve ndërkombëtare duhet riorganizuar edhe pse nuk mund të shtohen vazhdimisht ndeshje. Ka shumë gjëra që duhen marrë në konsideratë”.

FIFA po zhvillon aktualisht një studim mbi mundësinë e zhvillimit të Kupës së Botës çdo dy vite. Një ide që ka mbështetjen e madhe të presidentit Gianni Infantino.

Related posts

Lika: Ta mbyllim me sukses për pjesëmarrjen në Europë

Sadik.Autor

Spal ndal Juventus dhe mban hapur kampionatin

Q.Autor

Serie A/ Verona sfidon Napoli-n dhe tabunë “San Paolo”

Q.Autor

Leave a Comment