Futboll Sport

KRAHASON HOLANDËN ME PILOTIN E FORMULA 1/ Van Gaal: Duhet të jemi si… Verstappen

Nga futbolli te motorët.

Trajneri i Holandës, Louis van Gaal, ka bërë një krahasim të rëndësishëm mes kombëtares së tij dhe yllit të F1, Max Verstappen.

Pilioti i Red Bull vjen nga suksesi i bukur i marrë në garën e fundit të luajtur në “shtëpi” dhe trajneri e ka shfrytëzuar për të motivuar lojtarët e tij.

“Holanda ime duhet të jetë pak si Verstappen. Në çfarë kuptimi? Të gjithë shikojmë sesa besim ka ai kur garon. Holanda duhet të jetë kështu”, ka thënë Van Gaal në prag të ndeshjes me Turqinë.

“Edhe Memphis Depay ka deklaruar se ka shumë besim te skuadra dhe kështu duhet të jenë të gjithë. Jam shumë i lumtur që Depay e mendon kështu sepse është i njëjti mendim që akm edhe unë”.

Holanda vjen nga barazimi me Norvegjinë dhe nga suksesi kundër Malit të Zi në kualifikueset për Katar 2022 dhe mbrëmjen e sotme do të përballet me Turqinë.

Related posts

JUVENTUS KËRKON RIKTHIMIN TEK FITORJA NDAJ PARMËS/ Motta rigjen mesfushorin holandez

F.autor

Cillessen qëndron te Barça, por me këtë kusht themelor

Sadik.Autor

Federer: Keqardhje për zhgënjimin në Wimbledon, nuk ishte dita ime me fat

Isa.Autor

Leave a Comment