Futboll Sport

SFIDA NDAJ “DARDANËVE”/ Spanjollët e kanë vendimtare por i druhen ambientit armiqësor në Kosovë

Kosova do të luajë një tjetër ndeshje të rëndësishme për kualifikueset e Botërorit. Sfida e 8 shtatorit me Spanjën në Prishtinë merr vëmendjen e madhe edhe për shkaqe politike, pasi ky vend nuk e Kosovën si të pavarur.

Në sfidën e parë luajtur në Sevilla, mediat dhe televizioni vendas hoqën simbolet dhe deformuan emrin e Kosovës. Dhe tashmë iberikët i druhen se i pret një ambient armiqësor. Gazeta spanjolle AS artikullin kryesor e ka pikërisht me këtë titull: ‘’Mjedis armiqësor në Kosovë’’. Një etiketim i pabazë që lë pas parimet e sportit.Kosova

Sa u përket skuadrave, për të dyja është e rëndësishme, sidomos për spanjollët, të cilët rrezikojnë kualifikimin. Humbja në Suedi ka ndërlikuar shumë pozitat e kombëtares së drejtuar nga Luis Enrike dhe duket se fitorja e fundit ndaj Gjeorgjisë thjesht i mban në garë, sepse tashmë nuk mund të lihet asnjë pikë, duke nisur nga Kosova.

 

 

Nga ana tjetër, Dardanët do të kërkojnë vijimin me rezultate pozitive, duke shpresuar për të paktën një barazim. Natyrisht, do të jetë e vështirë, por kosovarët nuk janë dorëzuar pa luajtur sfidën.

Related posts

ÇËSHTJA “POGBA”/ Dorëzohet Manchester United, pret një sinjal nga Real Madrid ose PSG

Delo.autor

Talenti i Realit “paralizon” kundërshtarët/ Shikoni çfarë i bën lojtarëve të Romës (VIDEO)

Isa.Autor

Flet blerja e vitit: “Isha pranë firmës me Juventus, dështoi gjithçka në fund”

Isa.Autor

Leave a Comment