Futboll La Liga Sport

“AI NUK ËSHTË NJË SUPERMAN”/ Ish-mesfushori i “Los Blancos” kritikon zgjedhjen e Barcelona-s

Ish-mesfushori i Real Madrid, Alvaro Benito, ka kritikuar zgjedhjen e Barcelona-s për të marrë mbrojtësin Eric Garcia.

Benito nuk është i bindur se ish-ylli i Manchester City-t është i përshtatshëm për të drejtuar mbrojtjen e Barçës.

“Nuk është i përgatitur për një skuadër e nivelit të Barcelona-s”, ka thënë ai për Cadena SER.

“Në fakt, as Guardiola nuk e aktivizoi te City, pothuajse nuk ka luajtur. Futbolli ka të bëjë me të tashmen. Garcia do të vuajë shumë me katalanasit, që luajnë me shtatë lojtarë para topit”, ka shtuar Benito.

“Duhet të jesh një superman që të luash për një skuadër si Barcelona, që është kaq shumë e ekspozuar në mbrojtje”.

Related posts

Napoli nuk i ndahet Chiesas, gati oferta për Fiorentinan

Q.Autor

Pepe Reina ka një kërkesë të veçantë për Callejon

Sadik.Autor

Mino Raiola takohet me drejtuesit e Romës, për transferimin e Mario Balotelli në “Olimpico”

Sadik.Autor

Leave a Comment