Formula 1 Sport Të tjera

U AKSIDENTUA 7 VITE MË PARË/ Jean Todt jep lajmin e shumëpritur për Michael Schumacher

Jean Todt, një nga njerëzit më pranë Michael Schumacher dhe familjes së tij, ka folur sot për gjendjen e 7 herë kampionit të botës në Formula 1, i aksidentuar më shumë se 7 vite më parë (29 dhjetor 2013) dhe ende në fazë rikuperimi. Nëse informacionet për gjendjen e tij shëndetësore janë me pikatore, presidenti i FIA-s jep lajme shprese për fansat.

“Michael po përmirësohet gradualisht, kjo është e sigurt”, tha Jean Todt, që ka rrëfyer se e viziton shpesh ish-pilotin, me të cilin shkroi historinë e Formula 1 dhe të Ferrarit. Todt u shpreh se e gjithë kjo histori e gjatë dhe e trishtë rikuperimi do të ketë një fund të mirë.

“Sigurisht që ai aksident ka patur pasoja, por me Michael është gjithnjë pranë familja e tij”, tha Jean Todt për “Bild”. Ai sqaroi se bashkëshortja Corinna po luan një rol thelbësor në shërimin e Michael. “Kam kaluar shumë kohë me Corinna pas aksidentit”, tha Todt.

“Ajo po çon përpara punët e shtëpisë. Nuk kishte zgjidhje tjetër, pasi i ra përsipër një barrë që nuk e priste dhe po e kryen shumë mirë punën. Kemi besim reciprok te njëri-tjetri”, tha Jean Todt.

Related posts

FORMULA 1/ Aksident masiv në Hungari, pesë pilotë dalin nga gara në xhiron e parë (VIDEO)

Delo.autor

GJICI NUK KURSEN AS STAFIN PAS ELIMINIMIT NGA KUPA/ Në stolin e Kukësit për sezonin tjetër projektohet…

Delo.autor

Keqardhja e Gjimshitit, e ardhmja dhe surpriza e tifozëve

Sadik.Autor

Leave a Comment