Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“MOS U DORËZO”/ Terapisti i Kombëtares me COVID-19, “Kuqezinjtë” i dedikojnë një fanellë speciale (FOTO+VIDEO)

Ylli Mihali, fizioterapisti i Kombëtares shqiptare, prej disa ditësh është në spital dhe po lufton me COVID-in. Njeriu që i ka shërbyer ekipit kuqezi prej më shumë se 30 vitesh sot po zhvillon betejën më të rëndësishme, atë me jetën.

Burime nga FSHF bëjnë me dije se Mihali është shtruar prej disa ditësh dhe gjendja e tij mbetet e stabilizuar, por me këtë virus të pabesë duhet kujdes maksimal. Kombëtarja shqiptare i ka dedikuar një fanellë me dedikim një prej heronjve të heshtur që ajo ka pasur ndër vite.

Më shumë se sa një fizioterapeut, Ylli Mihali u shndërrua një njeri i rëndësishëm pas kuintave për shkak të mirësisë që përcjell, urtësisë dhe devotshmërisë kundrejt punës. “Panorama Sport” i uron shërim të shpejtë Ylli Mihalit.

Related posts

NDODH EDHE KËSHTU/ Shikoni ekipin që Everton e ka mposhtur 22-0 (VIDEO)

Isa.Autor

Isco mbetet pa vend në formacionin bazë, kthehet sërish në çështje

Q.Autor

GOL “ALLA PALY-STATION”/ Shikoni mënyrën si shënon Ajaxi në finalen e kupës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment