Gjigandët e Europës janë të interesuar për shërbimet e mbrojtësit Antonio Rudiger. 28-vjeçari mund të largohet këtë sezon nga Chelsea, por kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga ekipet e mëdha.
PSG, Real Madrid, Bayern Mynih apo Juventus kërkojnë shërbimet e futbollistit që performon për Gjermaninë.
Sezoni i kaluar ishte maja për Rudiger me performancën e shkëlqyer në Champions League duke fituar trofeun me Chelsea-n.