Futboll Sport

U BË VIRALE/ Tifozët polak lëshuan kore raciste ndaj “3 Luanëve”, Lewa u mbyll gojën me veprimin e tij (FOTO)

Mbrëmja e djeshme rezervoi një përballje të fortë midis Polonisë dhe Anglisë e vlefshme për Grupin I ku bën pjesë dhe Shqipëria.

Takimi përfundoi në barazim 1-1 me polakët që shënuan golin e barazimit vetëm në minutën e fundit të ndeshjes. Por ajo që mori vëmendjen ishte një episode i yllit polak Robert Levandovski.

Para se të startonte sfida, “3 Luanët” bënë gjestin e përhershëm kundër racizmit duke u ulur në gjunjë, në atë moment filluan vërshëllimat nga ana e tifozëve polak.

Por për të qetësuar gjithçka, mendoi Robert Levandovski i cili vendosi gishtin e tij tek fjala e stampuar në fanellë nga UEFA “Respekt”, duke i kërkuar në një farë mënyrë tifozëve të tij të ruajnë qetësinë dhe të respektojnë kundërshtarin. Pamjet janë bërë virale ku shumë e kanë lavdëruar yllin polak për gjestin e tij.

Related posts

TRONDITET JUVJA/ Në Argjentinë të SIGURTË: DYBALA tek REALI për 180 milionë euro

Isa.Autor

Raktic befason me deklaratën e tij, nëse më lejon gruaja do të…

Isa.Autor

Manchester City bën blerjen e parë, Napoli i fal mesfushorin

Isa.Autor

Leave a Comment