Futboll Ligue 1 Sport

10 rastet kur Neymar e ka vërtetuar se vlen 222 milionë euro (VIDEO)

Për momentin ai ndodhet në Brazil, në një resort me 5 yje duke shijuar midis një sesioni të fizioterapisë dhe një tjetri, relaksin e nevojshëm në prag të kampionatit të ardhshëm Botëror që do zhvillohet në Rusi. Megjithatë, Neymar, 26 vjeç, që nga gushti i vitit të kaluar është pa dyshim lojtari më i përfolur (si dhe më i paguari) në botë.

Transferimi nga Barcelona tek Paris Saint-Germain për shifrën 222 milionë euro ka tronditur futbollin ndërkombëtar, loja e tij në Francë ka magjepsur tifozët e këtij sporti dhe mënyra se si po e trajton dëmtimin (një frakturë e gradës së pestë në këmbën e tij të djathtë 25 shkurtin e kaluar ) ka shkaktuar zemërim.

Po, sepse pas lajmeve që Neymar është i pakënaqur tek PSG, tifozët e kanë parë të zhduket edhe nga fusha e gjelbër. E vërtetë që është i dëmtuar, por nuk është parë kurrë që një lojtar të kthehet në shtëpi në muajin mars dhe mos ti qëndrojë afër ekipit të tij në fundin e sezonit.

Të gjitha këto të dhëna tregojnë se ndoshta talenti brazilian, mund të largohet nga Parisi pas Kampionatit Botëror. Do rikthehet në Barcelonë? Nuk dihet ende. Ajo që mund të themi, megjithatë është se nëse do të transferohet sërish për 222 milion euro (që përkon me klauzolën e lojtarit), do t’i kënaqte të gjitha palët.

Këto janë 10 rastet ku ka shkëlqyer me uniformën e PSG

Related posts

U PYET PËR SHIJEN E TIJ TË FUTBOLLIT/ Neymar ‘nxit’ spekulimet: Dëshiroj të luaj në një skuadër me…

Delo.autor

FOTO/ Ndryshon pamjen, Neymar i pret flokët çuditshëm

Q.Autor

FITOI DY HERË CHAMPIONS-IN ME REALIN/ Shoku i ngushtë i Ronaldos punon si… peshkatar

Delo.autor

Leave a Comment