Futboll Seria A Sport

KRITIKON ASHPËR IBRAHIMOVIC/ Ashley Cole: Ka dy fytyra, kur ngriti duart ndaj meje…

Së bashku luajtën vetëm një sezon, në vitin 2018 me fanellën e LA Galaxy. Sidoqoftë, kaq ishte e mjaftueshme që Zlatan Ibrahimovic të mbetej i gdhendur në mendjen e Ashley Cole. “Ka dy personalitete (fytyra). Me ne ishte i shkëlqyer, shumë i përulur, i qetë; ndërsa me mediat ishte Zoti, – janë fjalët e ish-mbrojtësit anglez.

– Ndodhi që hyri në dhomën e zhveshjes dhe i kritikoi ashpër shokët e tij të skuadrës, se nuk mund të vraponin, se ishin të ngadaltë; por më pas në intervista fytyra e tij ndryshoi. Një herë ngriti duart në ajër drejt meje. I thashë: uli ato duar poshtë. Brenda vetes mendova se mund të kishte ndonjë arsye për t’u zemëruar me mua, por nuk duhej t’i ngrinte ashtu duart”.

Related posts

Episodi i kthesës/ Si Messi bëri psikologun dhe e ktheu Neymar në një yll

Sadik.Autor

Ish mesfushori i Barçës rrëfen pengun e karrierës

Q.Autor

“VLLAZNIA NË RRUGË TË MBARË”/ Mesfushori Imeri: Radha që të mundim… Tiranën

Delo.autor

Leave a Comment