Futboll Sport

SKANDALI NË BOTËROR 2022/ Sherri në sfidën Poloni-Angli, UEFA hap hetim pas ndeshjes (VIDEO)

Ndeshja e mbrëmshme ndërmjet Polonisë dhe Anglisë prodhoi tension të madh në fushën e lojës pas një kacafytje të futbollistëve në pjesën e parë të ndeshjes.

Protagonist u bë lojtari polak Kamil Glik dhe ylli anglez Kajl Uoker. Glik e humbi toruan duke e kapur për fyti kundërshtarin e tij, veprim i cili nxiti dhe reagim nga radhët e futbollistëve të ‘’3 Luanëve’’.

Zënka u shua shpejtë, por pjesëtarë të stafit anglez janë ankuar tek gjyqtari i katërt që ka mbajtur shënim çdo gjë. Raporti ka përfunduar në UEFA, dhe është hapur një hetim mbi këtë ndeshje.

Lojtarët anglez raportuan për fyerje raciste ndaj tyre, ndërsa vetë Glik foli për episodin pas ndeshjes duke u shprehur se Uoker refuzoi t’i shtrëngonte dorën në fundin e ndeshjes.

Related posts

Nainggolan: Përjetësisht me Romën!

Q.Autor

NUK DO TA BESONI/ Zidane përgatit rikthimin, këto janë katër alternativat tek klubi i ri

Isa.Autor

BEFASON DE BIASI/ E vështirë të punosh me SHQIPTARËT, fluturojnë shpejt

Isa.Autor

Leave a Comment