Futboll Kategoria Superiore Sport

NË PRITJE PREJ TRE MUAJSH/ Çështja e dy afrikanëve te Tirana mbulohet me mister

Plot tre muaj me vonesë janë dy lojtarët e Tiranës, Isak Giamfi dhe Riçard Danso. Dy bardheblutë nuk po vijnë, sepse kanë probleme me vizat, por kjo histori është zgjatur në maksimum.

Drejtuesit e Tiranës janë të shqetësuar, pasi lojtarët nëse vijnë, do të jenë shumë mbrapa me përgatitjet. Gjithsesi, afrikanët duhet të duken në Shqipëri dhe më pas të shihet gjendja e tyre. Pothuajse të gjithë lojtarët nga kontinenti afrikan kanë probleme. Shumica ka të bëjë me vizat që duhet të merren në Egjipt, por edhe me kapriçot e futbollistëve të huaj që janë shumë të vështirë për t’u menaxhuar.

Danso vjet ishte një nga ata që pati probleme, ndërsa Giamfi ka rezultuar gjithmonë një tip më i qetë. Tiranës i është larguar edhe Ibraim Sulej. Mesfushori nuk bindi asnjë minutë, njëlloj si Sasraku një vit më parë, që shënoi një gol, ndonëse luajti dy faza të Superiores.

Related posts

PRITET TË STARTOJË “EURO 2020″/ Ja momenti kur qeni “predikues” i surprizon të gjithë me parashikimin (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ I mjaftojnë 8 minuta lojë, Salah ndëshkon Atletico Madrid (VIDEO)

Delo.autor

“EURO 2020″/ Realizoi ndaj Maqedonisë së Veriut, lojtari i Austrisë me dedikim të veçantë për Eriksen

Delo.autor

Leave a Comment