Futboll Sport

MBI ÇËSHTJEN “SUPER LEAGUE”/ Legjenda Baggio: Futbolli ka nevojë për rinovim, duhet të…

Roberto Baggio mbetet një nga emrat më të dashur ën futbollin italian në historinë e tij. “Bishtaleci” mbetet një idhull për të gjithë ata që kanë shijuar magjitë e tij ndër vite dhe që e përjetonte futbollin si rrallëkush.

Edhe tani, ai i qëndron besnik idesë se futbolli është argëtim. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai ka theksuar se pavarësisht ideve të reja si Superliga, të gjithë duhej të kujtonin se ky sport u përkiste njerëzve dhe ishte për ta, jo për një grup të caktuar.

“Mendoj se futbolli ka nevojë për një rinovim. Është e padiskutueshme. Por shpejtësia me të cilën projekti u rrëzua, duhet të bëjë të reflektohet. Për të lundruar drejt horizonteve të reja, me projekte të reja, duhen persona të aftë, me eksperiencë të konsoliduar.

Do të isha i zhgënjyer nëse do të humbej mundësia që të ndërtohej diçka e nevojshme, pasi bota ndryshon, ndryshojnë njerëzit dhe televizioni gjithashtu. Por pasi e them këtë, në çdo proces që ka si synim të përmirësohet diçka ekzistuese, gjëra e vetme që ka vlerë është që të përfitojnë të gjithë, jo vetëm ai që e ka menduar. Duhet të krijojmë një kulturë të sportit, ndaj edhe të futbollit, por nuk duhet të harrojmë kurrë që u përket njerëzve”, ishte komenti i Baxhios.

Related posts

DISFATA NDAJ FIORENTINËS/ Paralajmërimi i yllit Morata: Mos harroni kush jemi. Do të kthehemi me…

Delo.autor

MILAN GATI TË “BLINDOJË” NJERIUN TITULL/ Pritet klauzolë e frikshme për yllin kuqezi

F.autor

TRAJNERI I RI I MILAN I PLOTËSON DËSHIRËN TIFOZËVE/ Piol gati të ulë në stol lojtarin e urryer për sfidën ndaj Romës…

Delo.autor

Leave a Comment