Futboll Sport

PRITET ZYRTARIZIMI/ Arrihet marrëveshja, David Luiz i surprizon të gjithë me të ardhmen

David Luiz do të rikthehet edhe një herë tjetër në futbollin brazilian pas plot 14 vitesh. Ish-mbrojtësi i skuadrës braziliane, Vitoria në sezonin 2006-2007, raportohet se ka arritur marrëveshje me Flamengon.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka njoftuar se 34-vjeçari ka pranuar kontratën e ofruar nga klubi brazilian, të vlefshme deri në dhjetor të vitit të ardhshëm. Marrëveshja mes palëve thuhet se është arritur dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi në orët e ardhshme.

Kujtojmë se David Luiz deri më 1 korrik ishte pjesë e Arsenalit, teksa në të kaluarën ka luajtur edhe te Benfika, Çelsi e PSG.

Related posts

ITALIA E PAPËRMBAJTSHME/ “Axurrët” i shënojnë 5 gola në pjesën e parë rivalit të Kosovës (VIDEO)

Delo.autor

Po spikat me Sociedadin, “lumë” ofertash për Adnan Januzaj

Sadik.Autor

NBA/ Boston mposht Clippers psa dy kohëve shtesë dhe prek play off-in

Delo.autor

Leave a Comment