Futboll Sport

U AKUZUA PËR PËRDHUNIMIN E TRTE GRAVE/ Nuk ka liri për mbrojtësin Mendy, ja dënimi që merr nga gjykata…

Benxhamin Mendi nuk do të lirohet nga burgu, të paktën në vitin 2021. Ky ka qenë vendimi i gjykatës së Çester, e cila ka refuzuar kërkesën e radhës për lirimin me garanci pasurore të yllit të Francës dhe Mançester Sitit.

Mendi akuzohet për përdhunimin e tre grave, një nga të cilat minorene, si dhe për një agresion seksual, ngjarje të ndodhura të gjitha gjatë vitit të fundit. Ai u arrestua në gusht nga policia britanike e cila kishte nisur hetimet prej disa kohësh ndaj tij. Bashkë me të u arrestua edhe një person tjetër, i rrethit të ngushtë të futbollistit, i cili u lirua më pas me garanci pasurore, gjë që i mohohet aktualisht lojtarit.

Seanca e parë e mirëfilltë gjyqësore për çështjen në fjalë do të zhvillohet më 24 janar, që do të thotë se Mendi do të mbyllë vitin pas hekurave. Më 15 nëntor do të ketë edhe një tjetër seancë preliminare, por në mediat angleze bëhet e ditur se aty është thuajse e pamundur që lojtarit t’i jepet liria qoftë edhe me garanci pasurore.

Related posts

REALI SFIDON BARCELONËN/ Xabi Alonso: Çdo gjë mund të ndodhë, pres shumë nga ekipi

F.autor

ATALANTA-MILAN/ Skuadrat në luftë për vendin e katërt (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SFIDA NDAJ “DEMAVE TË KUQ”/ Sulmuesi Nuabueze kthehet në problem tek Laçi, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment