Europa League Futboll

Arsenali i fortë për Milanin

Arsenali duket se është me një këmbë në çerekfinale, pas fitores 0-2 në “San Siro” kundër Milanit.

Nuk kishte pësuar asnjë humbje në vitin 2018 në të gjitha garat, por Milani i Gennaro Gattusos tashmë e ka shijuar disafatën.

Kuqezinjtë janë mposhtur 0-2 në shtëpi nga Arsenali në ndeshjen e parë në kuadër të Europa League.

Henrikh Mkhitaryan në minutën e 15’të, dhe mesfushori tjetër, Aaron Ramsey në fund të pjesës së parë, realizuan për rezultatin përfundimtar 2-0.

Kjo është një goditje e madhe për Milanin, pasi për ta arritur kualifikimin në çerekfinale, në “Emirates” në ndeshjen e kthimit duhet të shënojnë 3 gola më shumë se “Topçinjtë”.

Sfida e kthimit zhvillohet javën e ardhshme

Related posts

Liverpool–Stoke City, zbulohen formacionet që do të luajnë nga minuta e parë

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Manchester City nxjerr në shitje Gabriel Jesus, hidhet në sulm klubi i Serie A…

Delo.autor

PAS NDARJES PËR TRADHËTI NGA PAMELA ANDERSON/ Adil Rami dënohet nga klubi i tij, ja shkaku kryesor

Delo.autor

Leave a Comment