Futboll Shqipëri Sport

BAJARAMI VAZHDON SHKËLQIMIN/ Shikoni me çfarë note u vlerësua mesfushori shqiptar me Empolin…

Mesfushori i Kombëtares, Nedim Bajrami po kalon një formë të shkëlqyer në karrierë duke dhënë paraqitje mjaft të mira si me Shqipërinë ashtu dhe me skuadrën e tij Empolin.

Mesfushori 22-vjeçar është bërë protagonist absolut ditën e sotme me Empolin, duke gjetur dhe rrugën e golit. Edhe pse skuadra e tij humbi 1-2, Bajrami ishte më i miri në fushë.

Mesfushori shqiptar u tregua i saktë nga pika e 11-metërshit në minutën e 89-të të takimit duke ngushtuar rezultatin në 1-2.

Bajrami tentoi 4 herë portën në sfidën ndaj Venecias, ndaj të cilave 2 drejt kuadratit, ndërsa nga 8 driblime, 6 ishin të suksesshme për mesfushorin kuqezi. Portali i specializuar i statistikave “SOFA SCORE“, e vlerësoi paraqitjen e mesfushorit me notën 7.4.

Në minutat e mbetura Empoli nuk mundi të bënte dot asgjë duke pësuar një disfatë në shtëpi me Venecian.

Related posts

ITALIA I VIHET PAS SEFERIT/ 3 ekipe nga Serie A kërkojnë sulmuesin kuqezi, emri i del edhe në Angli

F.autor

E PABESUESHME/ Historia e arbitrit të Laçit, si i humbën valixhet në Rinas

Isa.Autor

LIVE/ “Panenka” e Messit nuk mjafton. Barcelona dhe Atletico ndajnë pikët në “Camp Nou”

Delo.autor

Leave a Comment