Futboll La Liga Sport

BËN PAQE ME REAL MADRID/ Presidenti i La Ligas: Mund të marrë Mbappe dhe… Haaland

Havier Tebas mundohet të shkrijë akullin me Realin e Madridit duke thënë se kanë mjaftueshëm miliona për të transferuar dy yjet e futbollit botëror, Erling Haland dhe Kilië Mbape. Ai gjithashtu sulmon hapur PSG-në, por edhe UEFA-n, e cila nuk po i bën siç duhet detyrat në kontrollin e merkatos. Presidenti i La Ligës ka folur gjithashtu edhe për ecurinë e Barcelonës në aspektin ekonomik dhe ka besim se do t’ia dalë ta kalojë këtë moment në të cilin ndodhet.

REALI- “Kanë shitur 200 milionë euro dhe kanë aq para sa për të transferuar si Mbapenë ashtu edhe Halandin së bashku. Nuk kanë humbur shumë miliona. Problemi është që një skuadër që ka humbje 400 milionë euro dhe rroga 500 milionë refuzon oferta për Mbapenë. Kjo do të thotë se janë duke dështuar rregullat e kontrollit në Francë. Kjo gjë po i bën keq merkatos në Europë. Ky sistem i UEFA-s është një gabim i madh. Duhet bërë shumë kujdes. Ka shumë skuadra që duan vetëm të fitojnë Champions-in dhe të humbasin miliona. Kështu krenohen sikur kanë fituar, por në fakt ata e kanë shkatërruar futbollin. Kjo është shumë e rrezikshme”.

E ARDHMJA- “Mendoj se shumë skuadra kanë folur. Duhet që të ndryshojnë. Nuk mjafton vetëm një letër e Ceferinit apo Infantinos. Duhet ndryshuar drejtësia sportive. Siti dhe UEFA janë duke thyer rregulloret”.

BARCELONA- “Flitet me shumë populizëm. E rëndësishme nuk është borxhi që kanë, por dëshira për ta përmbysur këtë situatë. Ata kanë të ardhura 1 miliard euro dhe sigurisht që do t’ia dalin. Janë më mirë sesa PSG-ja dhe klubet e Premier Ligës. Barcelona nuk është aq keq sa thuhet sepse ka edhe ekipe të tjera më keq”.

LIGAT- “Kampionatet kryesore në Europë gjenerojnë të ardhura 7 herë më shumë sesa UEFA dhe 20 herë më shumë sesa FIFA. Është e tmerrshme kjo gjë nëse krijohen kampionate Botërore çdo 2 vite. Do të krijohet problem”.

Related posts

E BUJSHME NGA FRANCA/ Zbulohet rroga e majme e Shaqirit, ja sa do të përfitojë te skuadra e Lyon-it…

Delo.autor

“FATI ËSHTË ME TY”/ Modric: Varane më tha se do ta fitoja Topin e Artë, gjatë finales së…

Isa.Autor

“ME CR7 NUK KA NEVOJË PËR SQARIME”/ Flet Sarri: Nuk kam parë rritje të skuadrës, por…

Delo.autor

Leave a Comment