Futboll Seria A Sport

I KËNAQUR PAS FITORES NDAJ LAZIOS/ Romagnoli me këmbë në tokë: Mendojmë vetëm për Liverpool

I kënaqur pas fitores kundër Lacios, kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli komentoi për mikrofonat e televizionit “DAZN” paraqitjen e kuqezinjve dhe pritshmëritë për këtë sezon.

“Bëmë një ndeshje perfekte kundër një skuadre të fortë. Bëmë atë që duhet të bënim”, tha mbrojtësi, që ndalet edhe te momenti i tij personal:

“Unë përpiqem gjithnjë që të jap maksimumin si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje. Vitin e shkuar bëra disa gabime. Por e rëndësishme është të dish të ngrihesh dhe të përpiqesh të korrigjohesh dhe përmirësohesh gjithnjë. Unë duhet të vazhdoj të luaj në maksimumin tim kur të thërritem në detyrë dhe të vendos në vështirësi trajnerin për të më zgjedhur”.

“Djalli” nuk ka gabuar ende këtë nisje sezoni dhe duket se do të jetë një rivale e fortë për titull. Kuqezinjtë rikthehen edhe në skenën që i ka munguar për kaq shumë vite, Ligën e Kampionëve.

Por mendimet e Romanjolit nuk shkojnë kurrsesi kaq larg, por vetëm në ndeshjen e radhës: “Është ende shumë herët për të folur për titullin. Jemi vetëm në javën e tretë të një kampionati që është ende shumë i gjatë. Le të shijojmë fitoren e fundit me Lacion dhe të mendojmë për ndeshjen e së mërkurës kundër Liverpulit”.

Related posts

NDESHJA NDAJ ANDORRËS/ Trajneri Reja ndryshon sërish skemën, ja si do të rreshtohen

Delo.autor

Historike/ 8 skuadra shqiptare do të marrin pjesë në kupat e Europës…

Sadik.Autor

NUK PO GJEN HAPËSIRË TEK INTER/ Mesfushori Vecino vendos të largohet nga “Zikaltërit”, ja dy opsione për të

Delo.autor

Leave a Comment