Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Pikët sa të Juventusit nuk mjaftojnë, klubi i Serisë A shkarkon trajnerin

Tani është zyrtare, Leonardo Sempliçi nuk do të jetë më trajneri i Kaljarit. Klubi i Serisë A, ashtu si Verona, ka vendosur që të largojë teknikun pas vetëm tre javëve kampionat, pasi nuk është i bindur se ai mund të sigurojë objektivin e edicionit, mbijetesën.

Në këto tre javë të para, Kaljari ka regjistruar vetëm një pikë, në barazimin ndaj Xhenoas e më pas është mundur nga Milani dhe Xhenoa. Një pikë, po aq sa ka siguruar Alegri me Juventusin, por që për drejtuesit e skuadrës nuk mjafton, ndaj ata i kanë bërë të qartë Sempliçit se nuk do të jetë më në detyrë.

Që tani kanë nisur kontaktet me trajnerë të tjerë, me Bepe Jakinin dhe Diego Lopez, dy alternativat më të mundshme. Me Jakinin ka patur sot bisedime paraprake, por vetëm në orët në vijim do të mësohet se cili do të jetë trajneri i ardhshëm i Kaljarit.

Related posts

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Ish piloti: Nuk duhej të udhëtonte, ky tip avioni është rrëzuar 160 herë

Delo.autor

TRONDITET BRACELONA/ UMTITI mëson shkallën e RËNDË të dëmtitmit, rikthehet në…

Isa.Autor

Skedina që mund t’iu zbukurojë ditën! Mos i humbisni këto 5 parashikime

Q.Autor

Leave a Comment