Futboll Kategoria Superiore Sport

STATISTIKAT/ Tirana asnjëherë me katër gola. Ja 13 përballjet e fundit të “bardhebluve”…

Si asnjëherë tjetër këto 13 sezonet e fundit, Tirana nuk e ka nisur kaq mirë. Ka fituar edhe ndeshje 3-0 si në sezonin e titullit ndaj Luftëtarit, por kurrë skuadra bardheblu nuk e niste kampionatin me katër gola të shënuar, të paktën 13 javët e para këto 13 sezonet e fundit. Bardheblutë ia kanë nisur shumë mirë.

Një tjetër e dhënë interesante nga java e parë është fakti se bardheblutë kanë fituar dy kampionatet e fundit në ndeshjen hapëse të sezonit. Kujtojmë që bardheblutë këtë sezon kanë ndryshuar ekip dhe kërkojnë me çdo kusht titullin e 26-të në Superiore. Vetëm në sulm bardheblutë kanë investuar mbi 25 mijë euro për tre lojtarë si Seferi, Ngo dhe Xhixha.

Nga kjo treshe priten gjëra të mëdha. Po kështu, bardheblutë kanë ndryshuar gjithë mesfushën, pasi këtë verë iu larguan lojtarët liderë në këtë repart, Çelhaka dhe Batha, Kale e Torasa. Tirana në mesfushë është bërë e gjitha nga e para.

13 SEZONET E FUNDIT TË TIRANËS

2007-2008 FLAMURTARI-TIRANA 1-0

2008-2009 VLLAZNIA-TIRANA 0-0

2009-2010 TIRANA- FLAMURTARI 1-3

2010-2011 ELBASANI-TIRANA 1-1

2011-2012 TIRANA-KAMZA 1-0

2012-2013 TOMORI-TIRANA 0-1

2013-2014 TIRANA-LAÇI 0-0

2014-2015 TIRANA-APOLONIA 3-0

2015-2016 TËRBUNI-TIRANA 1-2

2016-2017 TEUTA-TIRANA 0-0

2018-2019 TIRANA-KAMZA 0-1

2019-2020 TIRANA-LUFTËTARI 3-0

2020-2021 TIRANA-KUKËSI 2-0

Related posts

PRISTE TË RIKTHEHEJ TEK ROMA/ Ish-futbollisti i Milanit shpreh zhgënjimin pas dështimit të transferimit (FOTO)

Delo.autor

TRONDITËSE NGA MEKSIKA/ Përplasi për vdekje një çift të sapomartuar, shkak i tragjedisë bëhet… (VIDEO)

Delo.autor

EPISODI QË NDODHI GJATË ZËVENDËSIMIT/ Gjesti ndaj tifozëve dhe trajnerit, merret masa e parë për Xhakën

Delo.autor

Leave a Comment