Boks Sport Të tjera

LËSHON DEKLARATËN E BUJSHME/ Ish-kampioni i botës sfidon Fury: Jam i vetmi që di sekretet e tij

Boksieri britanik David Haye, i rikthyer në ring pak ditë më parë pas tri vitesh pushim, fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve sfidën ndaj Joe Fournier. Pas kësaj sfide, ai ka bërë një deklaratë të bujshme: Synon të duelojë me kampionin e botës në peshën e rëndë, Tyson Fury.

Këta dy boksierë duhej të ishin përballur dikur, por sfida u anullua. Haye, tashmë 40 vjeç, synon që këtë gjë ta realizojë sot: “Është vetëm një boksier me të cilin kam dëshirë të përballem tani që u riktheva në ring: Tyson Fury”.

“Unë jam i vetmi që mund ta mposht, pasi i di sekretet e tij, di se si ta zbërthej në ring. Edhe Tyson e di këtë gjë. Nëse ai po kërkon një rivalë, atëherë unë j ku jam, gati të përballem me të. Fury kërkon një sfidë të vërtetë, fansat e dëshirojnë këtë sfidë, ndaj le ta organizojmë. Fury do të ketë përballë dikë që do ta mposhtë me KO”, tha Haye.

Related posts

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Mourinho s’heq dorë, sakrifikon francezin për Perisic

Isa.Autor

KRITIKAT NDAJ HYSAJ/ Ish-kapiteni i Napolit: Vetëm një budalla do paguante 50 milion euro për të

F.autor

VAR I HAPUR EDHE PËR TIFOZËT/ Nga Australia vjen eksperimenti spektakolar (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment