Futboll La Liga Sport

HUMBJA NDAJ BAYERN MUNICH/ Laporta humb durimin me Koeman, tre emra “kërcënojnë” holandezin

Barcelona ka pësuar një humbje zhgënjyese në Champions League kundër Bayern Munich dhe në Spanjë kanë filluar të flasin për një largim të mundshëm të trajnerit Koeman nga stoli i katalanasve.

Sipas Sport, Laporta i ka dhënë tri ndeshje kohë Koeman-it për  të shpëtuar vendin e tij. Granada, Cadice dhe Levante mund të jenë shanset e fundit të trajnerit.

“El gol digital” ka shkruar se drejtuesit e Barçës  po mendojnë për Xavi-n si zëvendësues të mundshëm të holandezit. Por ish-mesfushori nuk është i vetëm emër në listë.

Emri i dytë është ai i Andrea Pirlo-s, i cili vlerësohet për filozofinë e tij të lojës. Emri i tretë është ai i Ernesto Valverde-s.

Related posts

“ËSHTË NEGOCIATË MIDIS…”/ Deklarata e Pochettinos për yllin e Tottenhamit ndez shpresat e “Katalanasve”

Delo.autor

HISTORIA E ÇUDITSHME/ Vidal, madrileni që urren Real Madrid dhe kërkon hakmarrje

Delo.autor

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Chelsea është gati që të bëjë goditjen e madhe në merkato

Isa.Autor

Leave a Comment