Champions League Futboll Seria A Sport

HUMBJA NË FRYMËN E FUNDIT NDAJ REAL MADRID/ “Demi” Lautaro: Duhet të përmirësohemi akoma dhe të…

Lautaro Martinez tregoi edhe mbrëmjen e djeshme se është lideri i këtij Interi. Sulmuesi argjentinas gjithsesi nuk e fshehu hidhërimin për humbjen e minutave të fundit para mikrofonave të “InterTv”.

“Nëse nuk shënon gol dhe pëson në minutat e fundit, normalisht që meritat i shkojnë kundërshtarit, pavarësisht ndeshjes. Duhet të përmirësohemi akoma dhe për këtë duhet të punojmë shumë.

Duhet të marrim gjërat pozitive nga ndeshja, të cilat janë shumë”, është shprehur sulmuesi që kërkoi të rrisë përqendrimin për ndeshjen e ardhshme në kampionat.

“Bolonja është një skuadër e komplikuar dhe shumë fizike, duhet të rikuperojmë forcat dhe të mendojmë menjëherë për këtë ndeshje. Tifozët janë gjithmonë pranë nesh dhe kërkojmë t’u dhurojmë sa më shpejt një fitore”, përfundoi numri 10 zikaltër.

Related posts

VIDAL I BINDET GJYKATËS/ Eviton sekuestrimin e katër pronave për…

Delo.autor

Tifozët të shqetësuar/ Kombëtarja e Gjermanisë nuk bind para Botërorit

Sadik.Autor

UFC-227: Cejudo kampion bote në “flyweight”, mposht legjendën Johnson

Sadik.Autor

Leave a Comment