Futboll Seria A Sport

KËRKOJNË PËRFORCIME NË EKIP/ Milan dhe Juventus në garë për yllin e Ajax. E duan në janar por…

Champions League do të jetë gjithmonë vitrina e lojtarëve më të mirë të Europës, ose atyre qe bien ne sy me performancat qe zhvillojne.

Janë të shumtë talentet që po bien në sy këto ditë edhe pse shume pak eshte luajtur ende.

Një ndër ta është Antony i Ajax.

Talenti brazilian mund të bëhet shpejt një objektiv i rëndësishëm i merkatos. Juve dhe Milan duket se janë të interesuara për të.

Antony ka marrë pjesë në 4 nga 5 golat e Ajax duke i dhuruar 2 assit Haller-it. Të gjitha aksionet e rrezikshme të hollandezëve kanë nisur nga këmbët e tij.

Sipas calciomercatoneës.com, Juve dhe Milan kanë nisur bisedimet për të të tentuar arritjen e marrveshjes në janar, duke lënë lojtarin në huazim deri në qershor.

21 vjecari u ble nga Ajax te São Paulo në Shkurt të 2020 për rreth 16 milionë euro. Në sezonet e tij tek Ajax ka arritur të shënojë 11 gola në 50 ndeshje të luajtura.

Related posts

POZOI “HOT” PËR UELLSIN/ Kush është bukuroshja që u mundua të motivonte lojtarët për sfidën ndaj Zvicrës (FOTO)

Delo.autor

PËRBALLJA E PARË ZYRTARE E SEZONIT/ Guardiola përgatitet për një tjetër sfidë ndaj…

Delo.autor

Bonucci-Caldara-Higuain/ Ja shifrat ZYRTARE të marrëveshjes Juve-Milan

Isa.Autor

Leave a Comment