Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-MILAN/ Moggi parashikon rezultatin e super sfidës: Ky është rezultati më i mundshëm

“Në pamje të parë duket si një përballje mes një ekipi të dobët (Juventus) dhe një të madh (Milan), edhe pse janë dy ekipe të barabarta”.

Këto kanë qenë fjalët e ish-drejtuesi të bardhezinjve, Luciano Moggi, nga radhët e Libero në lidhje me ndeshjen e madhe që do të luhet mbrëmjen e sotme në Torino.

“Juventus është mbrapa për shkak të gabimeve të përsëritura të Szczesny me Udinese dhe Napoli dhe duhet përshtatet me kthimin e Allegri-t”, ka shkruar Moggi.

“Fitorja në Champions kundër Malmo mund t’i ketë dhënë moral ekipit dhe dita më shumë pushim mes kupës dhe kampionatit do ta ndihmojë, ndryshe nga Milan që ka shpenzuar shumë energji për të shmangur humbjen kundër Liverpool të mërkurën”.

Më pas, ish-drejtuesi ka parashikuar rezultatin final të super sfidës: “Barazimi më duket rezultati më i mundshëm”.

Related posts

“Mister 80 mln euro” zbarkon në Torino, çmenden tifozët e Juventusit

Sadik.Autor

Bayern pa plan B, Hoeness synon rinovimin me Heynckes

Q.Autor

Brazili kërkon të largojë makthet e 4 viteve më parë duke bërë “bamirësi”

Sadik.Autor

Leave a Comment