Futboll Premier League Sport

FITORJA E TRETË RADHAZI/ Manchester United mposht me përmbysje West Ham falë dyshes Ronaldo-Lingfard

Manchester United nuk ndalet dhe merr një fitore të artë në një nga fushat më të vështira, Londër…

Përballë West Ham, skuadra e Solskjaer e gjen veten në disavantazh pas 30 minutash lojë me Benrahma, por Cristiano Ronaldo do të barazojë shifrat pas 5 minutash, pasi merr një super top brenda zone nga Bruno Fernandes.

Ylli portugez shënon kështu golin e katërt në 3 ndeshje me Manchester United.

Por, teksa ndeshja po i drejtohej fundit dhe 1-1 i vulosur në tabelë do të ishte rezultati, Jese Lingard, pikërisht i rigjeneruar te West Ham sezonin e shkuar, shënon një eurogol dhe më pas nuk feston në shenjë respekti…

Duket sikur ka mbaruar por Noble shperdoron nga pika e bardhe golin e 2-2 te mundshem (De Gea fantastik), duke i dhënë kështu suksesin “Djajve të Kuq”.

Related posts

BARCELONA-ALAVES/ Pas një asist nga Joselu, Rioja ndëshkon “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

Vllaznia në grumbullim, me Kamzën finalja e mbijetesës

Sadik.Autor

PAS LARGIMIT TË BARTOMEU/ Drejtuesit e rinj japin alarmin, tregojnë nga çfarë kërcënohet Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment