Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SUPER UZUNI MAHNIT HUNGARINË/ Ylli shqiptar barazoi pas 60 vitesh “Perandorin” që fitoi “Topin e Artë”

Myrto Uzuni është kthyer sot në personazhin kryesor në futbollin hungarez, pasi paraqitja e tij e rrallë me 6 gola të shënuar në Kupën e Hungarisë, e ka bërë atë protagonistin absolut të suksesit 9-0 të Ferencvaroshit. Shifra të rralla, edhe për një klub i cili ka shkruar historinë e futbollit në Hungari e Europa me emra legjendarë në përbërjen e tij.

Kështu, rezulton se Uzuni është lojtari i parë që shënon 6 gola në një ndeshje zyrtare me fanellën e Ferencvarosh që kur legjenda Florian Albert ishte pjesë e kësaj skuadre. Albert, fituesi i “Topit të Artë” në vitin 1967, shënonte për herë të fundit 6 gola në një ndeshje zyrtare në dhjetorin e vitit 1960 ndaj Debreçenit.

Pas atij që mori nofkën “Perandori” nga tifozët e Ferencvarosh, askush tjetër nuk ka arritur të shënojë 6 herë në një ndeshje zyrtare, derisa ia doli Uzuni në ndeshjen e Kupës. Një arritje e jashtëzakonshme për Uzunin, që sheh emrin e tij të renditet përkrah kësaj legjende të futbollit botëror.

Related posts

NIS MBARË AVENTURËN NË TURQI/ Vedat Muriqi shënon golin e parë me skuadrën e Fenerbahce

Delo.autor

Vidal i irrituar me Bayern-in, ja çfarë shkruan futbollisti nga Kili

Sadik.Autor

INCIDENTI NË “AIR ALBANIA”/ Rekordmenia polake: Mirë që nuk isha në Tiranë, do t’ju bombardoja me çekiç

Delo.autor

Leave a Comment